Botë

Sistemi arsimor që prodhon “më të mirët”

Është pasdite e hershme në shkollën Lintulaakson në Espoo, afër Helsinkit. Fëmijët aty po hanë me nguti para se t’i nisin aktivitetet pas shkollës.

Në katet e sipërme, një grup dymbëdhjetëvjeçarësh po i vijojnë mësimet në orën artizanale, duke prerë modelet e përgatitura dhe duke qepur rroba me makina të qepjes, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Jashtë, një grup fëmijësh luajnë në oborrin e përmasave marramendëse, të pajisur me shkëmbinj artificialë për ngjitje, terrene futbolli dhe salla basketbolli.

“Hej, Petteri”, e thërret një djalosh drejtorin, Petteri Kuusimäki. “A mund ta nisim shkollën vitin e ardhshëm paksa më vonë, në orën 10”, ua kthen me shaka Kuusimäki. Të gjithë aty i drejtohen njëri-tjetrit vetëm me emër.

Sistemi arsimor i Finlandës lakmohet në botën mbarë. Bashkë me “Moomins”-ët e Tove Janssonit, telefonat “Nokia” dhe produktet e famshme të xhamit, shkollimi është shndërruar në eksportin më të shquar të vendit – dhe nuk është aspak vështirë të kuptohet se pse.

Shembull finlandez në Britani

Nxënësit finlandezë vazhdimisht renditen ndër të parët në listën e vlerësimeve ndërkombëtare të dijes, PISA. Dhe derisa Kuusimäki shoqëron ekipin e gazetës britanike gjatë një vizite përreth shkollës, ai e përshkruan utopinë arsimore – një vend ku mësuesit kanë trajnime të nivelit të lartë, janë të nderuar dhe të besueshëm, dhe ku mirëqenia e fëmijëve vihet para gjithçkaje tjetër.

Aty nuk bëhen inspektime të stilit Ofsted, nuk ka vlerësim sipas aftësive, nuk ka as teste deri në moshën 18-vjeçare, s’ka as uniforma, as tabela shkollore, por as shkolla private me pagesë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)