BBC-ja ia “falë” gabimin prezantueses Naga Munchetty

01 October 2019 21:15

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Lord Hall, e ka rishikuar vendimin për të mbështetur pjesërisht një ankesë kundër prezantueses së emisionit të mëngjesit, Naga Munchetty.

Ai i tha stafit se fjalët e Munchettyt nuk ishin të mjaftueshme për të merituar mbështetje të pjesshme të ankesës kundër saj, transmeton KTV.

Prezantuesja mendohet se kishte shkelur udhëzimet e BBC-së lidhur me komentet që bëri për një postim nga Donald Trumpi për katër politikane zezake. E, Lord Hall tha që ai personalisht e rishikoi vendimin.

Një ankesë kundër Munchettyt u mbështet pjesërisht, pasi BBC-ja zbuloi se ajo kishte kritikuar postimin e presidentit amerikan, që tha se katër gratë demokrate duhet të ktheheshin në vendet nga të cilat kanë ardhur.

Në atë kohë, BBC-ja tha që Munchetty kishte shkuar përtej asaj që e lejojnë udhëzimet. Ndërsa, rishikimi i vendimit vjen pas shumë thirrjesh që menaxhmenti i BBC-së ta rishikojë atë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme