Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Descriptive Text

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.4 shkallë të Rihterit ka goditur provincën Davao Occidental në pjesën jugore të Filipineve të dielën në mëngjes, ka bërë të ditur Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine (Phivolcs).

Nuk ka raporte për viktima apo dëme por janë ndierë edhe disa goditje tjera pas tërmetit të madh, ka thënë Phivolcs, raporton Reuters.

Epiqendra ka qenë 126 km në juglindje të qytetit Jose Abad Santos.