Botë

BE-ja me ligj që detyron fshirjen e përmbajtjes terroriste në internet

Anëtarët e Parlamentit Evropian pritet t’i nisin bisedimet me shtetet e Bashkimit Evropian, lidhur me krijimin e një ligji që do t’i detyronte kompanitë e internetit të fshinin përmbajtjen terroriste brenda një ore, pasi të informoheshin nga autoritetet.

Më 24 shtator, Komiteti për Liritë Civile i Parlamentit Evropian, përkrahu këtë thirrje, me qëllim që të luftohet më shumë përmbajtja që promovon terrorizmin dhe ka kërkuar mandat që për këtë çështje të diskutojë me ministrat e BE-së, transmeton KTV.