Botë

Nëse marrin pushtetin, laburistët për gjashtë muaj sigurojnë Brexitin

Derisa po shtohet frika për arritjen e Brexitit pa marrëveshje, Partia Laburiste në Britani, ka premtuar se nëse vjen në pushtet, brenda gjashtë muajve do t’i jap fund çështjes së ndarjes nga Bashkimi Evropian.

Në një draft deklaratë, laburistët thanë se brenda tre muajve të parë do të mund ta arrinin një marrëveshje të pranueshme me BE-në dhe pastaj, brenda gjashtë muajsh do ta mbanin referendumin, në të cilin votuesit do të vendosnin mes marrëveshjes ose qëndrimit në BE, transmeton KTV. Draft-deklarata është në pritje të aprovimit në konventën vjetore të partisë, që ka nisur të shtunën.

Në referendumin e qershorit të vitit 2016, 52 për qind e votuesve përkrahën largimin nga BE-ja, mirëpo, që prej asaj kohe Britania ka refuzuar të ratifikojë marrëveshjen e ndarjes me BE-në.