Botë

Bideni e fajëson Trumpin për ndotje të politikës

 

Joe Bideni e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ndotje të politikës dhe ka premtuar se do ta mposhtë, në rast se shpallet kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Gjatë dy ditëve të fundit, mediat amerikane kanë raportuar se Trumpi i kishte bërë presion presidentit të Ukrainës që ta hetojë Bidenin dhe të birin e tij për shkak të një biznesi në këtë shtet, transmeton KTV. Rasti i telefonatës, që besohet se ka ndodhur në muajin korrik, ka ngjallur një betejë të re mes demokratëve dhe republikanëve.