SHBA-ja e ndihmon ushtarakisht Arabinë Saudite kundër kërcënimeve të Iranit

21 September 2019 19:53

Washingtoni ka njoftuar planet për të dërguar forca ushtarake në Arabinë Saudite, në vazhdën e sulmeve kundër infrastrukturës së naftës në këtë shtet.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se dërgimi i ushtarëve në Arabi ka karakter mbrojtës. Numri i përgjithshëm i trupave nuk është vendosur ende.

Kryengritësit e Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet kundër dy rafinerive të naftës, javën e kaluar, transmeton KTV. Por SHBA-ja dhe Arabia Saudite të dyja kanë fajësuar Iranin.

Presidenti Trump njoftoi sanksione të nivelit më të lartë kundër Iranit ndërsa sinjalizoi se ai dëshiron të shmangë konfliktin ushtarak.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme