Botë

Steinmeier refuzon kërkesën polake për dëmshpërblimet

Steinmeier refuzon kërkesën polake për dëmshpërblimet

Berlin, 18 shtator – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier hodhi poshtë pretendimet e Polonisë për dëmshpërblime për Luftën e Dytë Botërore duke deklaruar se kjo nuk ishte mënyra e duhur për t’u përballur me të kaluarën.

‘’Mënyra e duhur për të ecur përpara nga e kaluara nuk është ta shohim atë si të përfunduar, por më tepër si një përgjegjësi të përbashkët për një të ardhme më të mirë”, theksoi presidenti për gazetën italiane ‘’Corriere della Sera’’ para vizitës së tij shtetërore në Itali.