Botë

NATO-ja, e shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve në fabrikat e naftës

Foto: Reuters

Kreu i aleancës ushtarake NATO-s, ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve, pas një sulmi në fabrikat e naftës në Arabinë Saudite.

Jens Stoltenberg gjithashtu, tha që Irani po destabilizon tërë rajonin, raporton Reuters, transmeton KTV.

Së fundmi, SHBA-ja ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë dëmtime nga sulmet e pashembullta të fundjavës, të cilat po i atribuohen Iranit.

Ky vend mohon përfshirjen, me presidentin Hassan Rouhani, që e ka quajtur sulmin veprim reciprok nga populli jemenas.

Kryengritësit Houthi të Jemenit, të cilët janë në linjë me Iranin, kanë marrë përgjegjësinë.

Pas këtyre sulmeve, çmimet e naftës kanë shënuar rritje.