Botë

Gjermania dëshiron kufizimin e buxhetit të BE-së në 1 për qind të GDP-së

Gjermania dëshiron kufizimin e buxhetit të BE-së në 1 për qind të GDP-së

Gjermania dëshiron që buxheti i ardhshëm i BE-së për periudhën 2021 - 2027 të kufizohet në 1 për qind të GDP së BE-së, e cila është më e ulët në krahasim me 1.11 për qind sa është propozuar nga Komisioni Evropian, transmeton Reuters duke iu referuar burimeve të paidentifikuara.

Vendet anëtare të BE-së janë duke u përgatitur për një "betejë" mbi buxhetin që do të bihet dakord vitin e ardhshëm, me ministrat e vendeve anëtare që takohen sot në Bruksel për të diskutuar çështjen.