Botë

Samit Rusi-Turqi-Iran për të vendosur të ardhmen e Sirisë

Samit Rusi-Turqi-Iran për të vendosur të ardhmen e Sirisë

E ardhmja e Sirisë do të jetë tema kryesore e samitit mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Krijimi i një komiteti kushtetues, menaxhimi i refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë ne fokus te diskutimeve.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Ankara për të vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Sirisë. Samiti organizohet pas bombardimeve të reja ajrore të forcave qeveritare siriane në zonën e Idlib, bastioni i fundit i rebelëve në vend.