Botë

Trump: Hamza bin Laden është vrarë

Foto: Ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se i biri i themeluesit të al-Qaedas, Hamza bin Laden, është vrarë.

Reuters raporton të ketë thënë Trumpi se Hamzai, i biri i Osama bin Ladenit, është vrarë gjatë një operacioni anti-terrorist në rajonin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Muaj më parë u raportua se Hamza bin Laden ishte vrarë, ndërsa informatën e kishte konfirmuar në muajin gusht sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, transmeton Koha.net.

“Kështu kam kuptuar unë”, kishte thënë Esper në një intervistë për Fox News, kur ishte pyetur nëse Hamza Bin Laden është i vdekur, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Nuk kam detaje për këtë rast. Edhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt nëse do të mund t’i ndaja me ju”, kishte shtuar ai.