Në New York shkollat publike çdo 11 shtator një minutë heshtje

Në New York shkollat publike çdo 11 shtator një minutë heshtje

11 September 2019 15:44

Shkollat publike në New York do të mbajnë një minutë heshtje çdo vit, për të kujtuar dhe nderuar viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.

Është ky ligji i ri që ka firmosur guvernatori i New York, Andrew Cuomo, përcjell dita.

Sipas deklaratës së publikuar nga zyra e tij, ky ligj synon të inkurajojë dialogun dhe edukimin në klasat, si edhe të sigurojë që gjeneratat e ardhshme të kuptojnë se sulmi terrorist në vitin 2001 i mori jetën më shumë se 3.000 njerëzve.

“Shtatori i vitit 2001 ishte një nga periudhat më të errëta të këtij shteti dhe të historisë së kombit tonë dhe ne u detyrohemi atyre që humbën jetën dhe heronjve të vendit që vrapuan drejt rrezikut të asaj dite dhe ditëve që pasuan ku duhej të bënim gjithçka për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre”, shprehet Cuomo.

“Duke vendosur këtë ditë të përvitshme kujtese dhe një minutë heshtje në shkollat publike, ne do të ndihmojmë që mos të harrojmë kurrë, jo vetëm dhimbjen e atij momenti por kurajën, sakrificën dhe përkushtimin që përcaktoi dhe përgjigjen tonë”, shtoi guvernatori.

Legjislacioni u mbështet edhe nga senatori i shtetit Joseph P. Addabbo dhe anëtarja e asamblesë legjislative Stacey Pheffer Amato, duke hyrë menjëherë në fuqi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme