Botë

Sa fitojnë politikanët në Zvicër?

Sa fitojnë politikanët në Zvicër?

Deputetët dhe senatorët zviceranë fitojnë 6.5 milionë franga zvicerane (5.85 milion €) nga pozicionet në sektorin e financave dhe të sigurimeve, sipas një studimi.

Politikanët në Dhomën e Ulët dhe të Sipërme të Parlamentit mbledhin rreth 5.1 milionë franga nga pozicionet e sektorit të financave, ndërsa ata fitojnë 1.4 milionë franga të mëtejshme nga industria e sigurimeve, sipas studimit që shikon konfliktet e mundshme të interesit midis parlamentarëve zviceranë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.