Jep dorëheqjen kryeministri i Gjeorgjisë

Jep dorëheqjen kryeministri i Gjeorgjisë

02 September 2019 14:34

Tbilisi, 2 shtator – Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze njoftoi sot dorëheqjen e tij duke theksuar se e kishte përmbushur misionin në krye të qeverisë së këtij vendi të Kaukazit, e goditur në fillim të verës nga një lëvizje protestash kundër pushtetit të gjykuar si pro rus.

Në një mesazh në faqen e tij “Facebook”, Mamuka Bakhtadze theksoi se misioni i tij ishte krijimi i një kuadri strategjik për zhvillimin e vendit.

Në këtë post që prej qershorit 2018, Bakhtadze falënderoi gjithashtu për besimin miliarderin, Bidzina Ivanichvili, kreu i partisë në pushtet “Ëndrra gjeorgjiane”, i konsideruar si drejtuesi i vërtetë i kësaj ish-Republike Sovjetike.

I cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, siç transmeton atsh raportimin e AFP-në, deputeti i “Ëndrrës gjeorgjiane”, Guiorgui Volski deklaroi se emri i një kandidati në postin e kryeministrit do të njoftohet të martën pas një takimi të drejtuesve të kësaj partie.

Në kuadër të Kushtetutës gjeorgjiane, kjo dorëheqje çon dhe në dorëheqjen e gjithë qeverisë.

Deputetët kanë shtatë ditë për të zgjedhur një kandidat në postin e kryeministrit, pranuar ose refuzuar nga presidenti.

Sipas media gjeorgjiane, ky mund të jetë ministri i Brendshëm, Guiorgui Gakharia.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme