Botë

Sulm vetëvrasës në Afganistan, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga sulmi vetëvrasës që ndodhi në provincën Kunduz në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tregoi se sulmi është kryer mes zyrtarëve të sigurisë në qendër të Kunduzit.

Rahimi tha se në sulm kanë humbur jetën 10 persona, duke theksuar se janë plagosur edhe 12 të tjerë, në mesin e të cilëve edhe drejtori i policisë së provincës Kunduz.

Dëshmitarët okularë potencuan se sulmuesi e ka njoftuar veten si gazetar dhe ka hyrë në mesin e forcave të sigurisë.

Ndërkohë dje në orët e mëngjesit militantët që sulmuan qendrën e qytetit Kunduz u zmbrapsën. Siç raporton AA, në përleshje kishin humbur jetën 9 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa janë vrarë 36 militantë.

Nga përleshjet, sipas spitalit shtetëror të Kunduzit, janë plagosur 70 persona.