Botë

Gjermania i kërkon falje Polonisë për Luftën e Dytë Botërore

Gjermania i kërkon falje Polonisë për Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka kërkuar falje Polonisë për tiraninë naziste, 80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Steinmeier dhe liderët tjerë botërorë janë në Poloni për të kujtuar këtë luftë. Të dielën në mëngjes, një ceremoni u mbajt në qytetin Wielun, ku ranë bombat e para gjermane.