Vrasësi i Robert Kennedyt theret në burg Foto: Getty Images

Vrasësi i Robert Kennedyt theret në burg

01 September 2019 09:21

Sirhan Sirhan, i dënuari për vrasjen e Robert F Kennedy, është therur me thikë në një burg në Kaliforni, kanë raportuar mediat në Amerikë.

Autoritetet kishin bërë të ditur se një therje kishte ndodhur në një burg afër San Diegos të premten në mbrëmje.

Në një njoftim publik, Departamenti për Rehabilitim në Kaliforni kishte thënë se “zyrtarët policorë i ishin përgjigjur shpejt” sulmit.

Viktima, gjendja e të cilit është stabile, nuk u përmend në deklaratë, raporton BBC. Megjithatë, sipas raportimeve në mediat amerikane, i theruri është 75-vjeçari Sirhan, transmeton Koha.net.

Sirhan po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Qendrën Korrektuese Richard J Donovan, ku edhe ndodhi therja.

Akoma s’dihen arsyet e sulmit.

Sirhan ishte dënuar për vrasjen e kandidatit presidencial Kennedy, të cilin e qëlloi tre herë në hotelin “Ambassador” në Los Angeles më 5 qershor 1968. Kennedy ishte qëlluar në kuzhinën e hotelit, pak pasi deklaroi fitoren në anën e Demokratëve në garën për president. Vëllai i ish-presidentit amerikan John Kennedy, vdiq 24 orë pas sulmit. Edhe vëllai i tij, John Kennedy, ishte vrarë më 1963.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme