Si pasojë e një sulmi me armë gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan mes dy shkollave të mesme në Alabama të SHBA-ve janë plagosur 10 persona, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.
Sipas lajmit të CNN, të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë ndeshjes së futbollit të luajtur mes shkollave të mesme Leflore dhe Williamson në stadiumin Ladd-Peebles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë sulm janë plagosur 10 të rinj mes moshës 15-18 vjeç nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.
Shefi i policisë Lawrence Battiste ka bërë të ditur se të rinjtë, grindjet e tyre në lagje duke i sjellë në aktivitete të hapura publike kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë.
Ndërkohë bëhet e ditur se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona.