Botë

Erdogan: Trupat tokësore pritet të hyjnë në lindje të lumit Eufrat

Trupat tokësore turke pritet të hyjnë në lindje të lumit Eufrat në Siri shumë shpejt, ka thënë presidenti i turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Shpresoj se askush nuk do të përpiqet ta testojë vendosmërinë e Turqisë për të pastruar kufijtë e saj me Sirinë nga terroristët”, tha Erdogani, transmeton KTV.

Sipas tij, dronët dhe helikopterët kanë hyrë në rajon, e së shpejti pritet të hyjnë edhe njësitë tokësore. Erdogani shtoi, po ashtu, se Turqia është plotësisht e përgatitur për të realizuar planet e saj.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer dy operacione të mëdha ushtarake në veri-perëndim të Sirisë, operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, për të pastruar rajonin nga grupet që i konsideron terroriste.