Policia spanjolle ka publikuar një video që tregon një pajisje shpërthyese të gjetur nën ujë, e cila detyroi evakuimin e një plazhi në Barcelonë.
Pajisja besohet se daton para rreth 80 vjetësh, përkatësisht që nga Luftën Civile Spanjolle, thuhet në njoftimin e autoriteteve spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia vendosi një perimetër sigurie prej 250 metrash rreth pajisjes në plazhin Sant Sebastia, një nga më të njohurit e Barcelonës, transmeton KTV.
Specialistët e marinës të hënën, e kanë çaktivizuar pajisjen, derisa zyrtarët thanë se zona do të mbetet e mbyllur derisa të bëhet e sigurt. Pajisja u gjet nga një zhytës, i cili notonte në zonë.