Botë

Dëbohen gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania

Dëbohen gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Këto shifra i njoftoi në Bundestag Ministria e Brendshme Gjermane.

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë - shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014. Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania. Sipas "Neue Osnabrücker Zeitung", Ministria e Brendshme e ka komunikuar këtë në Bundestag, pas një pyetjeje të partisë E Majta.