Botë

Presidenti italian Matarella nis konsultimet me partitë për mandatarin e ri

Pasi mori të martën zyrtarisht në dorë dorëheqjen e kryeministrit Konte, presidenti i Italisë Matarella ka tani në dorë timonin e zgjidhjes së krizës se qeverisë në vend.

Presidenti Matarella duhet të gjejë një zgjidhje brenda një kohe sa më të shkurtër, ndaj sot ai pritet të nisë konsultimet me forcat politike, për të kuptuar vullnetin e tyre, nëse janë për një qeveri të re apo për zgjedhje të reja.

Me dorëheqjen e tij Konte i ka dhënë fund 14 muaj qeverisje të koalicionit verdhë e gjelbër. Tashmë forcat politike duhet të vendosin nëse të ndërpresin legjislaturën apo të përpiqen të krijojnë një qeveri të re. pas debateve në parlament një ditë më parë asnjë skenar nuk mund të përjashtohet.

Nga konsultimet do të kuptohet nëse partitë preferojnë t’u rikthehen kutive të votimit apo të krijojnë një qeveri të re. në rastin e fundit forcat politike, shumë mundësisht lëvizja me pesë yje dhe partia dmokratike duhet t’i japin Matarelës një emër për kryeministrin e ri që do të jetë në gjendje të krijojë një mazhorancë.

Ideja e kreut të shtetit është të tejkalojë krizën politike Brenda një kohe shumë të shkurtër dhe partitë duhet të prezantohen në Presidencë me ide shumë të qarta. Është e pamendueshme të imagjinohet një skenar i ngjashëm me atë pas zgjedhjeve të 4 marsit 2018, ku Matarela u la 89 ditë kohë partive për të krijuar qeverinë. Por këtë herë nuk ka kohë, Italia duhet të prezantojë në Bashkimin Europian kandidaturën për komisionin Brenda 26 gushtit dhe të miratojë manovrën në tetor.

Në rast se do të jetë i pamundur krijimi i një qeverie të re, zgjedhjet e reja do të mbahen në muajin në shtator. Për të çuar vendin deri në zgjedhje Presidenti i Republikës duhet të krijojë një ekzekutiv garancie./ABC News