Botë

Luftë me flakët në Ishujt Kanarie të Spanjës, mbi 9 mijë të evakuuar

Luftë me flakët në Ishujt Kanarie të Spanjës, mbi 9 mijë të evakuuar

Vazhdon të digjet ishulli i Gran Kanaries në Spanjë. Të paktën 9 mijë vetë janë evakuuar si pasojë e zjarrit që shpërtheu të shtunën, e që po përparon në dy fronte të zonës malore të ishullit.

Përpjekjet për shuarjen e flakëve po pengohen nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët, ndërsa autoritetet flasin për një tragjedi të paprecedentë ambientaliste. Rreth 14 avionë dhe helikopterë, ashtu si dhe 700 zjarrfikës janë mobilizuar në zonë.