Policia e Australisë ka njoftuar se po vazhdojnë të hetojnë lidhjet e mundshme terroriste të një të riu australian, i cili të martën sulmoi kalimtarët me thikë në qendër të Sydneyt. Ai dyshohet se theri për vdekje një grua dhe një tjetër e plagosi rëndë.
Komisioneri i policisë, Mick Fuller, u tha mediave se ata ende hezitojnë ta quajnë ngjarjen si sulm terrorist, duke shtuar se mund të duhen javë ose muaj për të hetuar, transmeton KTV.
Të martën, një burrë i armatosur me thikë, është ndaluar në rrugë nga qytetarët që e shtrinë në tokë.
Policia tha se ai u përpoq të kryente therje të tjera dhe se mund të kishte viktima të shumta.