Botë

Rrezatim i lartë pas shpërthimit në Rusi, banorët në panik

Rrezatim i lartë pas shpërthimit në Rusi, banorët në panik

Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara, transmeton VizionPlus raportimet.

Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.