Betejë e vështirë me flakët në ishullin Evia, Greqia kërkon ndihmën e BE

Betejë e vështirë me flakët në ishullin Evia, Greqia kërkon ndihmën e BE

14 August 2019 14:00

Greqia po vijon luftën me flakët ndërsa qindra banorë të 4 fshatrave në ishullin Evia janë evakuuar. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull. Vetëm këtë të mërkurë janë përfshirë ne aksion me shume se 1000 zjarrfikës për të shuar flakët te cilat duket se janë ende jashtë kontrollit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke detyruar vendin fqinj të kërkojë ndihmën e vendeve anëtarë të Bashkimt Europian në këtë betejë të vështirë. BE ka mobilizuar mjetet e ndërhyrjes së shpejtë për t’iu përgjigjur thirrjes, ndërsa ka vënë në dispozicion 9 avionë dhe 6 helikopterë ujëhedhës, 4 nga Italia dhe Kroacia u vendosën në dispozicion të fqinjëve grekë ndërsa Suedia dhe Franca janë në gatishmëri të plotë.

Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit të së martës në një masiv pyjor, por temperaturat e larta dhe era ndihmuan në përhapjen e shpejtë të flakëve duke përfshirë edhe zonat e banuara .

Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ndërpreu pushimet e tij në Kretë dhe u rikthye në Athinë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Zjarret kanë përfshirë të gjithë Greqinë, dhe vetëm 24 orët e fundit janë 56 vatra zjarri aktive, kryesisht në zona pyjore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme