Botë

Maduro thotë se është i gatshëm të negociojë me opozitën

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka deklaruar se është i gatshëm të arrijë marrëveshje me opozitën, pavarësisht ndërprerjes së komunikimit tashmë disa ditë.

“Besoj në dialog politik, ekonomik dhe shoqëror, sepse i besoj fjalës”, tha Maduro në një tubim në Caracas, në të cilin u dënuan sanksionet e fundit të vëna nga SHBA-ja, transmeton KTV.

E shkaku i këtyre sanksioneve, para disa ditësh anuloi pjesëmarrjen e delegacionit të qeverisë në negociatat me përfaqësuesit e opozitës në Barbados, që kanë për qëllim zgjidhjen e krizës politike në këtë vend.

Venezuela, tashmë me muaj, ka rrëshqitur në krizë të thellë shkaku i luftës së presidentit Maduro me liderin e opozitës Juan Guaido, i cili veten e shpalli president kalimtar të vendit. Atë, madje, e kanë njohur rreth 50 shtete.