Botë

Burgu i Stalinit, ku uji digjet porsi zjarri

Descriptive Text

Nëse një artist do ta skiconte hartën e Azerbajxhanit, pjesa më jugore e tij do të mbulohej me kopshte të çajit të gjelbër, shkurre të citrusit dhe një vije bregdetare mbushur me fanarë piktoreskë.

Lankarani, në detin kaspik, është një rajon spektakolar që ngërthen në vete shumë sekrete specifike. Dhe një rrugë e porsashtruar e lidh atë tani me kryeqytetin Baku, vetëm dy orë larg. Është ky një udhëtim i shkurtër, por gjatë kalimit përgjatë fushave të gjelbra e brigjeve të Lankaranit, ritmi i jetës duket krejt ndryshe prej pjesës së mbetur të vendit.

Një zonë ndërtimi, që sfidon vapën e verës, gumëzhin nga punimet, shitësit e pemëve dhe perimeve përgjatë rrugës tundin duart furishëm për ta joshur vëmendjen e veturave në kalim kah tezgat e tyre shumëngjyrëshe, teksa një punëtor arre ia vë flakën barit të tharë, duke gjeneruar re të tymit që dallgëzohen mbi qiell, shkruan Koha Ditore.

Kultura e çajit në Azerbajxhan ka prejardhjen nga Lankarani dhe rajoni i shpërfaq tiparet e saj me shumë krenari. Shpesh përskaj rrugëve mund të shihen pako të mbuluara me folie argjendi, në formë piramide të mbushura me çaje aromatike. Duke u njohur si shumë miqësorë dhe mikpritës, banorët e Lankaranisit janë përherë të gatshëm të ofrojnë çaj dhe të shpjegojnë durueshëm se si të mbërrini në tri pjesët më intriguese të këtij rajoni magjepsës.

Fanarët pa det

Si një simbol i qytetit Lankaran, Fanari i Lankaranit është ndërtuar gjatë shekullit 18. I rrethuar me shtëpi të vogla, struktura ndodhet bukur larg detit – një fakt ky që duket i pakuptueshëm krejt derisa nuk mësoni se Deti Kaspik ka pasur nivel të llahtarshëm gjatë viteve. Aq madje saqë ia ka përfituar vetes nofkën “kaspiku frymëmarrës”.

Një tunel i nëndheshëm e lidh fanarin me Kullën Zindan. Kjo ndërtesë e braktisur ishte ndërtuar si pjesë e kalave të Lankaranit dhe ishte element kyç i sistemit mbrojtës të qytetit. Pa një hartë të saktë, fare lehtë mund të mos e shihni. E vendosur fare pranë një ure të vogël që shpin në qendër të qytetit, këtë ndërtesë të vjetër në formë qarkore e fshehin drunjtë enormë të akacies dhe fikut – me ç’rast i shihet vetëm kulla kryesore... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)