Botë

Jon Huntsman, ambasadori amerikan në Rusi jep dorëheqje

Jon Huntsman, ambasadori amerikan në Rusi jep dorëheqje
 

Presidenti amerikan, Donald Trump humbet ambasadorin e tij në Rusi, pasi John Huntsman, ish-kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë dhe ish-guvernator i Utahut dha dorëheqjen.

Jon Huntsman njoftoi me një letër drejtuar presidentit amerikan dorëheqjen e tij, pas dy vjetësh në ambasadën në Moskë, gjatë së cilës ai duhej të merrej me tensionet në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.