Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shteti evropian që e paguan rininë për të mos i ikur

Të qenit i ri dhe polak kurrë nuk ka qenë kaq fitimprurës. Një ligj i ri që hyri në fuqi këtë javë në Poloni heq taksën në të ardhura për afro 2 milionë punëtorët e rinj.

E krejt kjo është mënyrë e Qeverisë për t’i dhënë fund tkurrjes dramatike të trurit, të cilën Polonia e ka përjetuar qëkur iu bashkua Bashkimit Evropian, 15 vjet më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka thënë se përjashtimi nga taksa do t’u sjellë mundësi të reja të rinjve, “të ngjashme me ato që i kanë të qasshme në Perëndim”. Polakët nën moshën 26-vjeçare, të cilët fitojnë më pak se 85.528 zllotë polakë (22.547 dollarë) në vit u përjashtuan nga taksa prej 18 për qind në të ardhurat vjetore, nisur prej 1 gushtit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Përfitimi është goxha zemërgjerë, duke pasur parasysh se rroga mesatare e polakëve është nën 60 mijë zllotë apo 15.700 dollarë në vit.

Qeveria njoftoi se 2 milionë qytetarë kualifikohen për këtë përfitim.

Kur Polonia dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore iu bashkuan Bashkimit Evropian më 2004, qytetarët e tyre fituan të drejtën për të punuar përreth bllokut, pa pasur nevojë për leje pune apo viza. Kur mundohej ta mbronte ligjin e ri në Parlament, Morawiecki tha se 1.7 milionë njerëz kanë braktisur Poloninë gjatë 15 vjetëve të fundit.

“Është sikur krejt qyteti i Varshavës të ikte... është humbje madhore”, tha ai. “E kjo duhet të marrë fund, të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni”, tha Morawiecki.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)