Botë

Djali i Osama Bin Ladenit vritet në një ‘sulm ajror’

Hamza Bin Laden, djali i themeluesit të al-Qaedas Osama Bin Laden, është vrarë nga sulmet ajrore, raportojnë mediat amerikane duke cituar zyrtarë të inteligjencës.

Vendi dhe data e vdekjes mbetet e paqartë, ndërsa Pentangoni nuk është deklaruar për këtë, raporton BBC.

Hamza Bin Laden, i cili mendohet se ishte rreth 30 vjeçar, më parë ka lansuar një mesazh audio e video, duke thirrur për sulme ndaj SHBA-së e shteteve të tjera, transmeton Koha.net.

Në shkurtin e këtij viti, qeveria e SHBA-së ka ofruar 1 milion dollarë për atë që ofron informacione që çojnë në kapjen e tij.

Vdekja e tij është raportuar në shumë media amerikane duke përfshirë NBC News, New York Times e CNN, duke cituar një oficer të inteligjencës amerikane.

Hamza Bin Laden shihej si udhëheqës i ardhshëm i al-Qaedas, përderisa raportohet se ai është vrarë nga sulmet ushtarake në 2 vitet e fundit, ku ishte e përfshirë edhe qeveria amerikane, por data e koha ende nuk janë zbuluar.

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të komentojë këtë, kur u pyet nga reporterët, e po ashtu bëri edhe këshilltari i sigurisë nacionale, John Bolton.