Botë

Juncker: Marrëveshja aktuale për Brexit e vetmja e mundur

Juncker: Marrëveshja aktuale për Brexit e vetmja e mundur

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker zhvilloi dje një bisedë telefonike me kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, të cilit i përsëriti qëndrimin e BE-së se “marrëveshja e tërheqjes është marrëveshja më e mirë e mundur, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Europian”.

Zëdhënësi i Komisionit Europian raporton se “Juncker theksoi gjithashtu se Komisioni mbetet në dispozicion të Britanisë së Madhe për të shtuar elemente në deklaratën politike”.