Ushtria amerikane ka akuzuar Venezuelën për ndalimin e qëllimshëm të një aeroplani luftarak në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Ndalimi i këtij aeroplani ka shtuar tensionet mes dy shteteve dhe vjen pak ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi për sanksionet ndaj katër ushtarakëve të Venezuelës, transmeton KTV. Ushtria amerikane njoftoi se aeroplani u ndalua nga një aeroplan luftarak me prejardhje ruse.
Administrata e presidentit amerikan vazhdimisht ka përdorur sanksione si tentim për ta rrëzuar presidentin venezuelas, Nicolas Maduro. SHBA-ja ka kontestuar zgjedhjen e Maduros në postin e presidentit gjatë vitit 2018, duke i dhënë përkrahje opozitarit Juan Guaido, të cilin e njeh si president të këtij shteti.
Opozitari përveç përkrahjes amerikane ka prapa vetes edhe shtete tjera perëndimore dhe shumicën e shteteve latine derisa Maduro përkrahet nga Rusia dhe Kina.