Britania nuk ka kapacitet për të mbrojtur tankerët e naftës

Britania nuk ka kapacitet për të mbrojtur tankerët e naftës

21 July 2019 17:20

Ministri i mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka deklaruar se marina mbretërore e Britanisë së Madhe është shumë e vogël për të përballuar interesat në botë.

Britania është duke menduar për një seri të opsioneve për t’iu përgjigjur Iranit që kapi disa tankerë nafte të Britanisë, transmeton KTV.

E ministri i mbrojtjes nuk ka përjashtuar sanksione ndaj Teheranit, por ka pohuar se Britania është duke tentuar të qetësojë situatën pasi Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë mundësinë e një konflikti të armatosur me Iranin.

Britania është arsyetuar se një ndërhyrje ushtarake do të kishte efekt negativ në Siri, Jemen, Irak dhe Liban.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme