Botë

I nxehti përvëlues në SHBA, temperaturat deri në 43.3 gradë

I nxehti përvëlues në SHBA, temperaturat deri në 43.3 gradë

Një valë ekstreme të nxehti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë me temperatura që pritet të mbërrijnë pikun gjate fundjavës.

Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si New York, Washington e Boston në bregun lindor, ndërsa përvëlimi nuk do të kursejë as rajonet e Midwestit. Në kryeqytetin e vendit, Washington DC, njerëzit kanë nisur të mbushin pishinat e për t’u freskuar, po pushtojnë edhe shatërvanët.