Irani mohon se SHBA-ja ka rrëzuar një dron të tij

Irani mohon se SHBA-ja ka rrëzuar një dron të tij

19 July 2019 14:55

Irani mohoi se luftanija amerikane ka rrëzuar një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, ashtu siç pretendon SHBA-ja.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në një postim në Twitter se Teherani "nuk ka humbur ndonjë dron në Ngushticën e Hormuzit apo gjetkë".

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, tha se të gjithë dronët iranianë janë kthyer në bazat e tyre.

Anija amerikane rrëzon dronin iranian në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se luftanija amerikane USS Boxer ka rrëzuar dronin iranian, pasi ai ka paraqitur kërcënim për të, duke fluturuar 1,000 metra larg luftanijes, transmeton rel. 

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se së shpejti do të publikojë imazhe që i hedhin poshtë pretendimet e SHBA-së.

Irani, së voni, ka qëlluar një dron amerikan që, sipas tij, po fluturonte në hapësirën ajrore të Republikës Islamike.

Në përgjigje, Trump ka miratuar sulmet ajrore kundër Iranit, por i ka anuluar ato në minutën e fundit.

Tensionet midis dy vendeve janë në rritje qëkur Trump është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore, vitin e kaluar, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme