Botë

Dhjetë të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni

Së paku 10 njerëz kanë vdekur nga zjarrvënia e dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Media lokale citoi policinë të ketë thënë se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth.

Dhjetëra njerëz raportohen të plagosur po ashtu.

I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë.

Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë.

Operacioni i shpëtimit në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation po vazhdon ende./Rel