Botë

SHBA-ja i shet armë Tajvanit, reagon Kina

 

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka miratuar shitjen e armëve në Tajvan, që vlerësohet të jetë me vlerë 2.2 miliardë dollarë. Marrëveshja është për 108 tanke Abrams, 250 raketa Stinger dhe pajisje të ngjashme.

Muajin e kaluar, ministria e Jashtme e Kinës i kishte kërkuar SHBA-së të ndalë shitjen, duke e quajtur atë si vendim jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe të dëmshëm, transmeton KTV. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, që duhet të bashkohet me forcë nëse është e nevojshme.