Botë

Vdes miliarderi amerikan që garoi dy herë për president të SHBA-së

Descriptive Text

Miliarderi amerikan, Ross Perot, i cili garoi dy herë për president si i pavarur, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, ka thënë familja e tij.

Një sipërmarrës i vetëkrijuar, ai themeloi “Electronic Data Systems” më 1962 dhe “Perot Systems” në të ’80-at, raporton BBC.

Por ai njihet më së shumti për garën e tij për president më 1992, duke avokuar për buxhete të balancuara dhe për thirrjen që t’i jepet fund kryerjes së shërbimeve për amerikanët nga shtetet tjera, transmeton Koha.net.

Demokrati Bill Clinton fitoi garën asokohe, në të cilën Perot fitoi gati 19 % të votave.

Perot garoi për president edhe më 1996, pasi formoi Partinë Reformiste.