Pamje tmerruese janë publikuar nga momenti kur një anije e madhe turistësh humbi kontrollin si pasojë e erërave të forta dhe pothuajse u ndesh në një dok në Venecia.
Në videon e publikuar në YouTube më 7 korrik, anija “Costa Deliziosa” shihet teksa i afrohet bregut të Sette Martiri gjatë një stuhie të fuqishme, e në prapavijë dëgjohet boria emergjente e anijes.
Shi, erëra të fuqishme dhe me gjasë edhe breshër mund të shihet në videon tmerruese teksa anija që kishte dalë jashtë kontrollit godet disa anije të vogla dhe jahte.
Një zëdhënës i “Costa Deliziosas” ka thënë se ky incident ishte si pasojë e “erërave të fuqishme që shkaktuan ndërrim të kahes së anijes gjatë kalimit në Kanalin Giudecca”.