Botë

Zjarrfikësit dhe “CanadAir” luftojnë me zjarret e shkaktuara nga vullkani Stromboli

Descriptive Text

Ndërsa nga ishulli vazhdon evakuimi i turistëve, zjarrfikësit dhe “CanadAir” po luftojnë me kohën për të shuar vatrat e zjarrit

Krateri i vullkanit Stromboli që shpërtheu mesditën e djeshme, duke i marrë jetën një alpinisti, ende nuk e ka daravitur panikun në provincën e Ginostrës.

Gurët e zjarrtë prej shpërthimit të vullkanit në jugperëndim të Italisë, kanë provokuar zjarre në gjithë ishullin.

Zjarrfikësit dhe “CanadAir” po luftojnë me kohën për të shuar vatrat e zjarrit të provokuara nga shpërthimi i vullkanit.

Aeroplanët e pajisur me depozita uji, po punojnë për të shuar zjarret në zonat malore të ishullit.

Ndërsa nga Stromboli ende vazhdon evakuimi i turistëve me një helikopter emergjence, Mbrojtja civile dhe Ministria e Mbrotjes kanë vënë në dispozicion të banorëve, një anije luftarake dhe një civile, për çdo rast të mundshëm evakuimi masiv.

{gallery}