Botë

Zolnour: Nëse na sulmon Amerika jemi të mbaruar për gjysmë ore

Foto: Reuters / ilustrim

Kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të parlamentit iranian, Mojtaba Zolnour, paralajmëroi vendin e tij se do të shkatërrohet për gjysmë ore nëse sulmohet nga SHBA.

“Nëse SHBA na sulmon, vetëm gjysmë ore do të mbetet jetë për Iranin”, deklaroi Zolnour.

Image

Tensionet janë shtuar ndjeshëm mes SHBA-së dhe Iranit pasi këta të fundit rrëzuan një dron amerikan.

Washingtoni gjithashtu e akuzoi Iranin se qëndron mbrapa sulmeve kundër anijeve në Gjirin Persik, përcjell ksp.

Tensionet kulmuan muajin e fundit kur SHBA ishte bërë gati për të sulmuar Teheranin, por në momentin e fundit, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej.