Botë

Vietnami dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë

 

Vietnami nënshkroi sot një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian në një prej marrëveshjeve ekonomike më ambicioze të BE-së në Azi.

Në praninë e kryeministrit vietnamez, Nguynen Xuan Phuc në një sallë konventash në Hanoi, komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom dhe ministri rumun i Sipërmarrjes, Stefan Radu Oprea nënshkruan një marrëveshje me ministrin vietnamez të Tregtisë, Tran Tuan Anh.