Botë

​Uashingtoni shton Arabinë Saudite dhe Kubën në listën e zezë

SHBA-ja shtoi sot Arabinë Saudite dhe Kubën e listën e zezë të vendeve, të cilët nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme në luftën kundër trafiqeve të qenieve njerëzore, një vendim që mund të shkojë deri në sanksione.

Në një raport vjetor, Departamenti amerikan i Shtetit kritikon aleaten e saj, Arabinë Saudite për shkelje serioze në lidhje me të drejtat e punonjësve të huaj dhe akuzon Kubën për trafik nëpërmjet programit të saj të dërgimit të mjekëve jashtë vendit.

Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Venezuela bëjnë pjesë tek shtetet që renditen më poshtë në raport./Atsh/