Përleshje e armatosur në kufirin Venezuelë-Kolumbi, 12 të vrarë

Përleshje e armatosur në kufirin Venezuelë-Kolumbi, 12 të vrarë

19 June 2019 11:18

Së paku 12 persona kanë humbur jetën gjatë një përleshje të armatosur që ndodhi mbrëmë në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë.

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve, mediat e të dy vendeve të Amerikës Jugore lajmërojnë se përleshja ka ndodhur në vendin Boca de Grita në krahinën kufitare venezueliane Tachira.

Janë përleshur grupet paramilitare dhe trafikantët e drogës, duke përfshirë edhe grupin famëkeq kolumbian Los Rastojos.

Gjatë përleshjeve kanë vdekur së paku 12 persona, ndërsa rëndë janë plagosur edhe dhjetë persona.

Deri tani nuk ka informacione nëse mes të pësuarve ka edhe civilë lokalë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme