Botë

Irani përgatitet të shkelë kufirin e pasurimit të uraniumit

Irani përgatitet të shkelë kufirin e pasurimit të uraniumit

Irani sinjalizon synimin për të kapërcyer kufizimet për pasurimin e uraniumit. Zyrtarët iranianë thanë se garantuesit evropiane ende kanë kohë ta shpëtojnë marrëveshjen para se ajo të shkelë "kufirin prej 300 kg".

të hënën tha se do të kapërcejë kufirin e rezervave të tij të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët deri më 27 qershor, një lëvizje që ka gjasa të keqësojë tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit. "Ne e katërfishuam shkallën e pasurimit dhe madje e rritëm atë edhe më shumë kohët e fundit, kështu që për 10 ditë ajo do të kalojë kufirin prej 300 kilogram", tha Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit.