Botë

Problemi elektrik lë pa rrymë Argjentinën dhe Uruguain

Një problem teknik ka lënë në terr gjithë Argjentinën dhe Uruguain. E ky problem ka prekur edhe disa pjesë të Brazilit e Paraguait.

Mediat në Argjentinë kanë raportuar se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar tollovi në komunikacion dhe në qarkullimin e trenave, transmeton KTV. Problemi me rrymën ndodhi në ditën kur disa pjesë të Argjentinës po ua mësynin kutive të votimit për zgjedhjet lokale.