Botë

SHBA, rritet numri i azilkërkuesve të kthyer në Meksikë

 

Marrëveshja e arritur rishtazi me Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës ka filluar të zbatohet dhe autoritetet amerikane kanë dyfishuar numrin e azilkërkuesve që kthejnë mbrapsht. Për të shmangur vendosjen e tarifave, Meksika ra dakord të zgjerojë programin që detyron emigrantët të qëndrojnë në territorin meksikan ndërsa shqyrtohet kërkesa e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e azilkërkuesve që kthyen drejt Meksikës nga pika kufitare në El Paso, të Teksasit. Ky është treguesi i parë i efekteve të marrëveshjes së re të arritur me Meksikën, duke shmangur kështu vendosjen e tarifave amerikane.