Botë

Protestojnë mjekët në Venezuelë, duan kushte më të mira në punë dhe furnizime mjekësore

 

Punëtorët në sektorin e shëndetësisë në Venezuelë protestuan për të kërkuar më shumë burime për sektorin e tyre, mes raporteve për mungesë të barnave në shtetin e pasur me naftë.

Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të sistemit shëndetësor kërkojnë kushte më të mira pune, meqë ata luftojnë me mungesën e furnizimeve bazë, transmeton KTV.